Politike

Meta i prerë kundër ndryshimeve Kushtetuese: Ç’a është ky 30 korriku? Kush e vendosi?

24 Korrik 2020, 16:36 Nga DOSJA
Meta i prerë kundër ndryshimeve Kushtetuese: Ç’a

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar edhe njëherë sot se është kundër ndryshimeve kushtetuese në 30 korrik. Në një konference për mediat Meta, u përgjigj me pyetje se kush e ka vendosur datën 30 korrik, BE-ja apo Bundestagu. 

Më tej ai tha se ka vetëm një datë që duhet të njihet dhe ajo datë është 5 qershori që krijoi një produket konsensual. 

Ç’a është kjo data 30 korrik. Kush e ka vendosur, BE-ja, Bungestagu kush e ka shpikur këtë datë. Ekziston një datë e vetme dhe ajo është 5 qershori, pasi janë investuar të gjithë aty dhe çdo ndryshim tjetër mund të bëhet vetëm me konsensus të plotë dhe nëse janë në interes të qytetarëve“, tha Presidenti.

Këto deklarata nga Meta u bënë gjatë një konference me gazetarët. Presidenti sulmon Kuvendin për rrëzimin e dekretit dhe e quan një akt tinëzar. Kreu i Shtetit ka sulmuar dhe maxhorancës dhe e ka paralajmëruar se nuk mund të bëjë ndryshime të njënashme në Kushtetutë. Meta tha se nuk ka datë 30 korrik, por ka vetëm 5 qershor ku është miratuar një dokument me konsenus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 24 korrik 2020 ndryshimet kushtetuese ilir meta meta me gazetaret 24 korrik 2020 ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll