Politike

Meta i përgjigjet Ramës: Nuk ftohet presidenti me Twitter, po të duan jam gati të shkojë institucionalisht

24 Korrik 2020, 16:37 Nga DOSJA
Meta i përgjigjet Ramës: Nuk ftohet presidenti me Twitter, po të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot ftesës së Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në mediat sociale i kërkonte që të ishte në Këshillin Politik. 

Në konferencën e përjavshme për mediat, Meta tha se Presidenti nuk ftohet në takime me postime në mediat sociale, por ftohet vetëm institucionalisht. Më tej ai shtoi se nëse do kishte një ftesë zyrtare do merrte pjesë në Këshillin Politik për të dhënë sugjerimet e tij. 

Nuk ftohet Presidenti në këto të këshillit politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara e jo serioze, si TWitteri këtu që ‘I.M nëse dëshiron pas L.B…’ Nëse dikush do mendimin e Presidentit fton zyrtarisht, sikundër ftoi presidenti e zyrtarisht kryeministrin vjet për të gjetur një dakordësim për zgjedhje gjithëpërfshirëse. Nëse anëtarët e këshillit politik duan që Presidenti të jetë atje është i gatshëm të shkojë atje dhe të japë mendim për një proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Po këto ftesa kështu L.B dhe I.M dhe OP edhe Haxhi Qamilit do i vinte turp, do tregonte më shumë respekt për institucionet.” tha Meta.

Këto deklarata nga Meta u bënë gjatë një konference me gazetarët. Presidenti sulmon Kuvendin për rrëzimin e dekretit dhe e quan një akt tinëzar. Kreu i Shtetit ka sulmuar dhe maxhorancës dhe e ka paralajmëruar se nuk mund të bëjë ndryshime të njënashme në Kushtetutë. Meta tha se nuk ka datë 30 korrik, por ka vetëm 5 qershor ku është miratuar një dokument me konsenus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta meta me gazetaret 24 korrik 2020 takimi ne kp per listat e hapura edi rama ilir meta meta me gazetaret 24 korrik 2020 takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll