Politike

Meta për ndryshimet kushtetuese: E kam bërë shumë të qartë, s’dua të mendoj se dikush do e marrë vendimin e t’i mira

24 Korrik 2020, 16:29 Nga DOSJA
Meta për ndryshimet kushtetuese: E kam bërë shumë të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka treguar detaje nga takimi me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Në fjalën e tij, Meta tha se i ka kërkuar që të mos bjerë pre e provokimeve e të largohet nga tryeza e Këshillit Politik. 

Më tej kreu i shtetit u bëri edhe njëherë thirrje maxhorancës që të tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij janë të njëanshme dhe të mos cënohet 5 qershori.

 

“Kam takuar dhe Bashën dhe e kam falenderuar për qëndrimin e tij dhe e kam nxitur që të mos bien pre e presioneve dhe të mos largohen nga tryeza e Këshillit Politik,. Për sa i përket qëndrimeve të njëanshme e kam bërë shumë të qartë, por nuk dua të flas se nuk dua të mendoj se dikush mund ta marrë iniciativën dhe të ndryshojë kushtetutën në këtë mënyrë. Tani është koha për të reflektuar dhe të mos cënohet 5 qershori, pasi prek integrimin e Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Këto deklarata nga Meta u bënë gjatë një konference me gazetarët. Presidenti sulmon Kuvendin për rrëzimin e dekretit dhe e quan një akt tinëzar. Kreu i Shtetit ka sulmuar dhe maxhorancës dhe e ka paralajmëruar se nuk mund të bëjë ndryshime të njënashme në Kushtetutë. Meta tha se nuk ka datë 30 korrik, por ka vetëm 5 qershor ku është miratuar një dokument me konsenus.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha meta me gazetaret 24 korrik 2020 ndryshimet kushtetuese ilir meta lulzim basha meta me gazetaret 24 korrik 2020 ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll