Politike

Ndryshimet në 30 korrik, Meta: Nuk ndaloj asnjë të çmendet, as të hidhet nga kati i 20-të

24 Korrik 2020, 16:39 Nga DOSJA
Ndryshimet në 30 korrik, Meta: Nuk ndaloj asnjë të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta e ka quajtur një çmenduri nismën e Kuvendit për të ndryshuar Kushtetutën pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk ndalon asnjë që të çmendet e të hidhet nga pallati, por vetëm e këshillon që të mos bëj një gjë të tillë. 

Zotëri unë nuk ndaloj asnjë të çmendet dhe të hidhet nga kati i 20-të. Unë i këshilloj dhe i them mos u hidh se vritesh, pastaj le të bëjnë çfarë të duan. Edhe Haxhi Qamili mori akte të tilla dhe e dimë se çfarë ndodhi. Mos më bëni fajtor mua se këta nuk përmbahen dot në dozat e tyre të optimizmit“, u shpreh Meta.

Këto deklarata nga Meta u bënë gjatë një konference me gazetarët. Presidenti sulmon Kuvendin për rrëzimin e dekretit dhe e quan një akt tinëzar. Kreu i Shtetit ka sulmuar dhe maxhorancës dhe e ka paralajmëruar se nuk mund të bëjë ndryshime të njënashme në Kushtetutë. Meta tha se nuk ka datë 30 korrik, por ka vetëm 5 qershor ku është miratuar një dokument me konsenus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 24 korrik 2020 ndryshimet kushtetuese ilir meta meta me gazetaret 24 korrik 2020 ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll