Politike

PD i përgjigjet Ramës: Të ra maska, prano hapjen e listave 100%, tërhiq amendamentin e njëanshëm

24 Korrik 2020, 17:44 Nga DOSJA
PD i përgjigjet Ramës: Të ra maska, prano hapjen e listave 100%,

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama. Në një postim në mediat sociale, Bardhi shkruan se Ramës i ra maska dhe i kërkon që të pranojë hapjen 100% të listave. 

Sipas numrit dy të PD, Rama duhet të tërhiqet nga amendamenti i njëandshëm dhe se frika e tij nga zgjedhjet nuk mund të mbajë Shqipërinë peng. 

Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira ✌️“, shkruan Bardhi. 

Më herët kreu i qeverisë, Edi Rama në një reagim në mediat sociale shprehej se nuk caktohen tani se sa do hapen listat 75% apo 100%, por këto detaje vendosen para datës 30 korrik. Ndërkohë në Këshillin Politik, maxhoranca nuk ka pranuar hapjen 100% të listave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave takimi ne kp per listat e hapura edi rama gazment bardhi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll