Politike

Meta paralajmëron: Çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do marrë përgjigjen e merituar

24 Korrik 2020, 16:24 Nga DOSJA
Meta paralajmëron: Çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një paralajmërim të fortë sot. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se çdo prekje e Kushtetutës nga një parlament jo kushtetues është një përpjekje për të asgjësuar rendin kushtetues, por do marrë përgjigjen e merituar.

Cili do jetë roli i Presidentit të Republikës në zgjedhjet e ardhshme?

Presidenti nuk merr pjesë në zgjedhje. Sot është 24 korrik dhe është 3 vjetori i ceremonisë së fillimit të detyrës. Presidenti do marrë masat e tij kushtetuese, ligjore, do ketë shumë akte në këtë drejtim do jetë transparence dhe do ketë disa task-forca dhe roli i Presidentit do jetë shumë ndryshme.

Zoti President, ju e quajtët një fitore dekretin e 2 marsit. Por maxhoranca ka thënë se do krijoj mekanizma zhbllokues në Kushtetutë.

Çdo prekje e Kushtetutës nga një parlament jo kushtetues është një përpjekje për të asgjësuar rendin kushtetues, por do marrë përgjigjen e merituar.

A është me dy standarde deklarata juaj për parlamentin ilegjitim.

Se nuk e keni të qartë ju. Kur parlamenti që vepron në përputhje me Kushtetutën është legjitim, ku vepron ndryshe nuk është legjitim.

Këto deklarata nga Meta u bënë gjatë një konference me gazetarët. Presidenti sulmon Kuvendin për rrëzimin e dekretit dhe e quan një akt tinëzar. Kreu i Shtetit ka sulmuar dhe maxhorancës dhe e ka paralajmëruar se nuk mund të bëjë ndryshime të njënashme në Kushtetutë. Meta tha se nuk ka datë 30 korrik, por ka vetëm 5 qershor ku është miratuar një dokument me konsenus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 24 korrik 2020 ilir meta meta me gazetaret 24 korrik 2020

Sondazh

Poll