Politike

Manastirliu jep lajmin e mirë, hapet pavioni i veçantë për nënat me COVID-19 te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

24 Korrik 2020, 15:07 Nga DOSJA
Manastirliu jep lajmin e mirë, hapet pavioni i veçantë për

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme ditën e sotme në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Nga materniteti Manastirliu njoftoi hapjen e një pavioni të veçantë për nënat e prekura nga COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë ndërkohë njoftoi se qeveria shqiptare ka investuar 6.4 milion euro për rikonstruksionin dhe shtesën e spitalit obstetrik-gjinekologjik.

“Kemi kohë që po punojmë dhe është fillimi i procedurave i projektit më të madh që kemi për maternitetet që do të jetë rikonstruksioni dhe shtesa e spitalit obstetrik gjinekologjik universitar mbretëresha geraldinë një investim prej 6.4 milion euro nga qeveria shqiptare, i programuar në buxhetin e këtij vit”, tha Manastirliu.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në vendin tonë u shënuan 5 viktima  nga COVID-19, ndërsa u regjistruan edhe 104 raste të reja. Aktualisht në spitalet COVID ndodhen 124 pacientë 21 prej të cilëve në terapi intensivem, ku 11 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbreteresha geraldine ogerta manastirliu mbreteresha geraldine ogerta manastirliu

Sondazh

Poll