Politike

Basha bën lëvizjen e radhës, takohet me aleatët në seli para mbledhjes së KP

24 Korrik 2020, 13:49 Nga DOSJA
Basha bën lëvizjen e radhës, takohet me aleatët në seli

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë aleatët në selinë blu. Temë disktuimi në mbledhje do të jenë hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 16:00, pak para se të nisë mbledhja e radhës e Këshillit Politik.

Ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e radhës në Këshillin Politik në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve. Në qendër të diskutimeve do të jenë ndryshimet në Kushtetutë, të propozuara nga opozita e re, heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe listat e hapura. Pak ditë më parë, opozita parlamentare dhe mazhoranca firmosën një marrëveshje për votimin e 5 qershorit dhe ndryshimeve kushtetuese, të cilat pritet të kalojnë në Kuvend në datë 30 korrik. Ndërkombëtarët ndërkohë kanë bërë thirrje, që të gjitha ndryshimet kushtetuese të kalojnë me dakordësinë e palëve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet ne seline blu basha mbledh aleatet ne seline blu

Sondazh

Poll