Politike

Reforma në Drejtësi, Yuri Kim i përgjigjet PD-së: Disa nuk duan ngritjen e BKH-së, ëndrra juaj nuk bëhet realitet

24 Korrik 2020, 14:38 Nga DOSJA
Reforma në Drejtësi, Yuri Kim i përgjigjet PD-së: Disa nuk

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të garës për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një postim në mediat sociale, Kim shkruan se ëndrra për një drejtësi po bëhet realitet.

Kim shton se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara.

“Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të krijohet, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjuam nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk është e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”, shkruan diplomatja.

Më herët për Byronë Kombëtare të Hetimit ka reaguar Partia Demokratike. Nga selia blu, nënkryetari Edi Paloka është shprehur se gara për kreun e BKH është paracaktuar dhe do jetë Aida Hajna. Paloka shtoi se Hajna është nën hetim për shkelje duke i përmendur edhe ‘skandalet’ gjatë karrierës së saj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aida hajna kim i pergjigjet pd-se reforma ne drejtesi yuri kim aida hajna kim i pergjigjet pd-se reforma ne drejtesi yuri kim

Sondazh

Poll