Politike

Ambasada Gjermane në Tiranë njoftim me rëndësi: Nga e hëna rihapet zyra e vizave dhe pasaportave, do zhvillohet në gjitha

24 Korrik 2020, 13:44 Nga DOSJA
Ambasada Gjermane në Tiranë njoftim me rëndësi: Nga e

TIRANË- Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar sot se nga dita e hënë do të rihapet zyra e vizave dhe pasaportave. Në një njoftim në mediat sociale, ambasada shkruan se  nga e hëna do të rifilloj puna normalisht.

Të gjitha takimet e konfirmuara do të zhvillohen pranë zyrave të ambasadës dhe se aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri.

“Rihapet Zyra e Vizave dhe Pasaportave.  Zyra e Vizave dhe Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen. Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri”, shkruhet në njoftim.

Zyra e vizave dhe paraportave në ambasadën gjermane që në muajin mars nuk ka punuar. Mbyllja erdhi për shkak të pandemisë se COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada gjermane tirane viza per ne gjermani ambasada gjermane tirane viza per ne gjermani

Sondazh

Poll