Politike

Meta takon Bashën në Presidencë: E sigurova që dekretoj “5 qershorin”, Këshilli Politik të vazhdojë punën

24 Korrik 2020, 10:20 Nga DOSJA
Meta takon Bashën në Presidencë: E sigurova që dekretoj

TIRANË– Menjëherë pas takimit me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri, presidenti Ilir Meta ka takuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Ka qënë vetë Meta ai që ka shpërndarë detaje të takimit të pa paralajmëruar, duke u shprehur se e kishte siguruar Bashën që do të dekretonte marrëveshjen e 5 qershorit, e cila kaloi dje në Kuvend. 

Sa i përket ndryshimeve të Kushtetutës, kreu i shtetit shprehet se i ka kërkuar Bashës që palët të vijojnë dialogun duke mos rënë pre e provokimeve. 

Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha. E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi. Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes,”-shkruan Meta.

Kreu i shtetit, Ilir Meta sot takoi ambasadorët e vendeve të BE-së. Ai tha se do të dekretonte menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në bazë të marrëveshjes së 5-qershorit dhe vijon duke thënë se çdo ndryshim i njënashëm i Kushtetutës do të konsiderohet nga kreu i shtetit, si akt i papranueshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta takon bashen lulzim basha ilir meta ilir meta takon bashen lulzim basha

Sondazh

Poll