Politike

Meta zbardh takimin me ambasadorët: KP të vazhdojë punën me konsensus, çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës, akt i papran

24 Korrik 2020, 07:49 Nga DOSJA
Meta zbardh takimin me ambasadorët: KP të vazhdojë punën me

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Presidencë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri. Takimi mes kreut të shtetit dhe ndërkombëtarëve ka nisur që prej orës 09:00 dhe ka zgjatur për më shumë se një orë. Siç e ka bërë traditë transparence tashmë, edhe kësaj here presidenti e ka zbardhur vetë përmbajtjen e takimit. Meta thotë se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në bazë të marrëveshjes së 5-qershorit dhe vijon duke thënë se çdo ndryshim i njënashëm i Kushtetutës do të konsiderohet nga kreu i shtetit, si akt i papranueshëm. 

POSTIMI I PLOTË: 

Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë. I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Megjithatë pritet që detaje të tjera nga takimi i sotëm, por edhe nga ai i disa ditëve me parë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, Meta t’i bëjë vetë publike në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët.

 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta takon ambasadoret ndalimi i koalicioneve ilir meta meta takon ambasadoret ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll