Politike

Sot mblidhet KP, Rudina Hajdari gjithashtu konfirmon pjesëmarrjen: E indinjuar për mospërfshirjen në komunikimin e fundit

24 Korrik 2020, 07:40 Nga DOSJA
Sot mblidhet KP, Rudina Hajdari gjithashtu konfirmon pjesëmarrjen: E

TIRANË– Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e Këshillit Politik ditën e sotme. Me një email dërguar të gjitha palëve, Hajdari ka shprehur indinjatën e saj në lidhje me mungesën e përfshirjes së saj në komunikimin mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentar.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik, së pari dua të shpreh indinjatën time për mospërfshirjen në komunikimin e fundit. Siç edhe ju e theksoni shpesh në komunikimet tuaja, gjithëpërfshirja e jo përjashtimi duhet të jetë themeli i punës së këtij këshilli. Uroj të ketë qenë thjesht një gabim teknik. Në emër të opozitës parlamentare, rikonfimoj prezencën,“-shkruan Hajdari.

EMAILI I RUDINA HAJDARIT: 

Te nderuar anetare te Keshillit Politik, se pari dua te shpreh indinjaten time per mosperfshirjen ne komunikimin e fundit. Sic edhe ju e theksoni shpesh ne komunikimet tuaja, gjitheperfshirja e jo perjashtimi duhet te jete themeli i punes se ketij keshilli. Uroj te kete qene thjesht nje gabim teknik. Ne emer te opozites parlamentare, rikonfimoj prezencen dhe uroj qe kesaj here te mund te bisedojme per ndryshimet kushtetuese te cilat do te votohen ne seancen e dates 30 korrik, gje e cila nuk ka qene e mundur per shkak te refuzimit te disa prej jush per ta trajtuar kete teme apo kundershtise ndaj ideve te saj. Sic e kam perseritur dje, por edhe ne cdo mbledhje te keshillit politik, uroj qe, ashtu sic jane bashkuar mbi 80% e shqiptareve rreth perqafimit te idese per hapjen e listave, ta bejme edhe ne në ate tryeze duke treguar se te gjithe jemi ne nivelin e duhur te perfaqesimit dhe dime te leme menjane interesat personale per hir te interesit madhor te shoqerise. Me respekt, Rudina Hajdari.

Takimi do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 17:00 në pallatin e Kongreseve, ku në qendër të diskutimeve do të jenë ndryshimet në Kushtetutë të propozuara nga opozita e re dhe pritet që të miratohen më 30 korrik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll