Politike

SOT TAKIM NË KP! Gjiknuri i kthen përgjigje Bylykbashit e Vasilit: Ju konfirmoj pjesëmarrjen

24 Korrik 2020, 06:53 Nga DOSJA
SOT TAKIM NË KP! Gjiknuri i kthen përgjigje Bylykbashit e Vasilit: Ju

TIRANË– Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së opozitës së bashkuar për rimbledhje për të diskutuar ndryshimet në Kushtetutë.

Në emailin e tij, Gjiknuri shkruan se pavarësisht se ende nuk ka propozime konkrete nga ana e dy përfaqësuesëve të opozitës, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, sërish pranon të ulet në tryezë me ta. 

“Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës. Ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik. Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithësesi gatishmërinë tuaj për tu takuar, ju konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje,”-shkruan Gjiknuri në emailin e tij. 

Takimi do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 17:00 në pallatin e Kongreseve, ku në qendër të diskutimeve do të jenë ndryshimet në Kushtetutë të propozuara nga opozita e re dhe pritet që të miratohen më 30 korrik. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri oerd bylykbashi petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura damian gjiknuri oerd bylykbashi petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll