Politike

Meta dekreton ndryshimet në ligjin për parandalimin dhe goditjen e krimit nëpërmjet masave kundër pasurisë

24 Korrik 2020, 09:42 Nga DOSJA
Meta dekreton ndryshimet në ligjin për parandalimin dhe goditjen e

TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”. Sipas Metës, mbështetja e strukturave që kanë rol vendimmarrës në mënyrën e administrimit të pasurive objekt të këtij ligji, me prejardhje nga veprimtaria kriminale, duhet të jetë në fokusin e të gjithë institucioneve që përfaqësohen brenda tyre.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

24 korrik 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 85/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”. Synimi i kësaj nisme ligjore për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, mirëpritet nga Presidenti i Republikës. Mbështetja e strukturave që kanë rol vendimmarrës në mënyrën e administrimit të pasurive objekt të këtij ligji, me prejardhje nga veprimtaria kriminale, duhet të jetë në fokusin e të gjithë institucioneve që përfaqësohen brenda tyre. Gjithashtu, përshëndetet parashikimi në ligj për rritjen e mbështetjes financiare në funksion të misionit primar të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për parandalimin dhe hetimin e kryerjes së veprave penale.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta dekreton ligjin ilir meta meta dekreton ligjin

Sondazh

Poll