Politike

Reforma zgjedhore, reagon DASH/ Reeker: E mirëpresim marrëveshjen, hap i rëndësishëm, puna e Yuri Kim…

23 Korrik 2020, 19:31 Nga DOSJA
Reforma zgjedhore, reagon DASH/ Reeker: E mirëpresim marrëveshjen, hap

SHBA- Ambasadori  për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë në Deartamentin e Shtetit, Philip Reeker, ditën e sotme është shprehur se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën zgjedhore në Shqipëri.

Gjatë një telekonferencë me gazetarët në Bruksel, ai ka shtuar se SHBA është e kënaqur nga puna e ambasodores Yuri Kim, e cila ka ndihmuar shqiptarët duke shtuar se ata duan të shohin zhvillime pozitive në Shqipëri.

 “E mirëpresim marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Jemi të kënaqur që ambasadorja (Yuri) Kim ishte në gjendje të ndihmojë shqiptarët që të lëvizin në drejtimin e duhur. Shqipëria është aleate e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka bërë një rrugë të gjatë nëpër vite. E dini se kam qenë i përfshirë në atë pjesë të botës për një kohë të gjatë. Ne duam të shohim zhvillime pozitivë ne Shqipëri dhe është me rëndësi që po shohim reformën zgjedhore, është me rëndësi që të gjitha palët e spektrit politik marrin pjesë në institucione. Kjo është demokracia dhe ne do të vazhdojmë të angazhohemi, të monitorojmë dhe të inkurajojmë të gjitha palët”, tha zoti Reeker.

Ditën e sotme në Kuvend me 97 vota pro ka kaluar marrëveshja e 5-qershorit. Menjëherë nisën reagimet edhe nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike miratohet marreveshja e 5 qershorit philip reeker reforma zgjedhore miratohet marreveshja e 5 qershorit philip reeker reforma zgjedhore

Sondazh

Poll