Politike

Miratimi i ‘5 qershorit’ në Kuvend/ Deputeti gjerman përmend 30 korrikun: S’ka kohë për të humbur!

23 Korrik 2020, 21:06 Nga DOSJA
Miratimi i ‘5 qershorit’ në Kuvend/ Deputeti gjerman

GJERMANI– Deputeti gjerman i CDU/CSU dhe Raportuesi për Shqipërinë në Këshillin e Evropës, Peter Beyer ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend.

Në një postim në Twitter ai shkruan se mirëpret ndryshimet dhe se ato duhet të imprementohen plotësisht. Madje kërkon nga opozita parlamentare dhe ajo e bashkuar që të japin kontributin e tyre në Këshillin Politik.

“Unë mirëpres ndryshimet e ligjit zgjedhor në Shqipëri. Duhet të implementohen plotësisht. Të gjitha fuqitë politike brenda dhe jashtë parlamentit duhet të kontribuojnë tani në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi me argumente në Këshillin Politik. Nuk ka kohë për të humbur deri në 30 korrik. Bëhet fjalë për shqiptarët drejt Europës,” shkruan ai.

Ditën e sotme në Kuvend me 97 vota pro ka kaluar marrëveshja e 5-qershorit. Menjëherë nisën reagimet edhe nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike miratohet marreveshja e 5 qershorit peter beyer miratohet marreveshja e 5 qershorit peter beyer

Sondazh

Poll