Politike

Dokument në anglisht/ Presidenti i ankohet ambasadorëve për ligjin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

24 Korrik 2020, 10:17 Nga DOSJA
Dokument në anglisht/ Presidenti i ankohet ambasadorëve për

Mësohen detaje se çfarë presidenti Ilir Meta bisedoi me ndërkombëtarët. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar një burimi nga presidenca raporton se presidenti u ka shprehur ambasadorëve një sërë pakënaqësish që lidhen me ndryshimet e votuara dje në parlament të ligjit për Gjyqtarët dhe Prokurorët.

Top Channel ka siguruar një dokument në anglisht të cilin presidenti ia dorëzoi ambasadoreve ku thuhet se: “Me këtë ligj parlamenti e zhveshi presidentin nga e drejta për të pranuar betimin e gjyqtarëve të lartë, prokurorëve dhe prokurorëve të SPAK.

Në këtë dokument presidenti thekson se: “Fuqia e kreut të shtetit mësoi limitime të tjera në sistemin e dobësuar të kontrollit dhe balancës të theksuar vazhdimisht edhe nga Komisioni Venecias. Shumica qeverisëse deligjitimoi traditën e procedurës solemne të betimit përpara presidentit që prezanton unitetin e popullit”.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta takon ambasadoret ilir meta meta takon ambasadoret

Sondazh

Poll