Politike

“5 qershori ndan zgjedhjet normale nga ato të manipuluara”/ Opozita e vendosur, kundër ndryshimeve Kushtetuese: S’ka mun

23 Korrik 2020, 16:54 Nga DOSJA
“5 qershori ndan zgjedhjet normale nga ato të manipuluara”/

TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë kërkuar më shumë transparencë për ndryshimet Kushtetuese. Në fjalën e tij, Bylykbashi u shpreh se çdo ndryshim duhet diskutuar me transparencë dhe konsensus mes palëve.

Ndërsa Vasili krahasoi kohën që u desh për të ndryshuar Kodin Zgjedhor (thuajse 6 muaj), dhe atë për të ndryshuar Kushtetutën e vendit (6 ditë). Të dy theksuan se çdo marrëveshje e njëanëshme do të minonte të gjithë punën e arritur më 5 qershor, duke përmendur edhe deklaratat e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri.

PJESË NGA FJALA PËR MEDIAT: 

Bylykbashi: Një paketë sot u dakordësua dhe është e detyrueshme për t’u miratuar pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll 5 qershorin se ka edhe depolitizimin e administratës, por është rënë dakord për zgjedhjet e ardhshme. Partitë politike do të kenë rolin e tyre në monitorimin e procesit. Ajo që ne bëmë të qartë është se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat 5 qershorin dhe produktin e saj, dhe nuk është produkt i KP është e papranushme.

Vasili: Një çështje tjetër e hedhur në tavolinën e KP ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi është depozituar vetëm para dy ditësh. Është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh. Për Kodin u deshën 6 muaj, kërkohet që për Kushtetuta të ndryshojë për 6 ditë. Bëhet fjalë për ndryshime që nuk janë për të zgjidhur hallet. Keni parë që në emër të popullit flasin hajdutët e votave të popullit. Dosjet 184 dhe 339 kanë këta për autorë. Çdo pretendim për mungesë vullneti nga opozita është i kundërt. Duam datë, kohë dhe verdiktin se ku do të shkojnë ndryshimet. 5 qershori ndan zgjedhjet normale nga ato të manipuluara. Ky vullnet është bindja e një opozite serioze.

Gazetarja: Listat e hapura nuk i prekin koalicionet tha Rama dje

Bylykbashi: Pretendimet e Ramës janë të qarta. Duan t’i heqin mundësinë shqiptarëve që të garojnë një ofertë publike sepse do pazare me dyer të mbyllura. Data e caktuar nga kryeministri bie ndesh me deklaratat e ndërkombëtarëve. Duhet marrë koha dhe thellësia e diskutimit për të vendosur.

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Politik qëndrimi i opozitës së bashkuar kundër ndryshimeve në Kushtetutë ka nxitur debate në mbledhje. Rudina Hajdari u bëri me dije se me votat e opozitës së re, ndryshimet do kalojnë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndjente keqardhje për qëndrimin e PD e i bën thirrje pë reflektim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik oerd bylybashi opozita e bashkuar petri vasili takimi ne kp per listat e hapura keshilli politik oerd bylybashi opozita e bashkuar petri vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll