Politike

“Çdo ditë më ndalojnë në rrugë”/ Rudina Hajdari nuk heq dorë nga listat e hapura: S’ka njeri që ta ndalë këtë f

23 Korrik 2020, 16:44 Nga DOSJA
“Çdo ditë më ndalojnë në rrugë”/

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari nuk heq dorë nga kërkesa e saj për hapje të listave, dhe qëndrimin e saj e ka shprehur edhe sot në takimin e Këshillit Politik. Në fjalën e saj para mediave, Hajdari tregoi se i kishte kërkuar opozitës që të mbështeste ndryshimet në Kushtetutë për hapjen e listave, duke pretenduar se kërkesa vjen nga populli, të cilët duan përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

“Çdo ditë qytetarët më ndalojnë në rrugë dhe më thonë ec para. Edhe demokratët më janë shprehur të zhgënjyer. Edhe sot i kërkova PD që të mbështesë ndryshimet Kushtetuese. Çdo demokrat do që në parlament të vijnë njerëz që do të përfaqësojnë popullin dhe jo kreun e partisë. Çdo njëri që është i zhgënjyer nga kjo mënyrë të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura. Duhet patjetër që në zgjedhjet e ardhshme të miratohen listat e hapura. Ku janë ata demokratë që flisnin për shfuqizimet e ligjeve. Deputetët sot nuk e kanë fjalën e lirë, nuk kanë vizion dhe argumenta. Listat e hapura do ta fuqizojnë qytetarin shqiptar. Nuk ka njeri që ta ndalë këtë fortunë ndryshimi. Edhe njëherë unë nuk përtova sot, është e rëndësishme që të kemi konsensus për lista të hapura. Dua t’i shtrij dorën popullit opozitar se janë të braktisur. Listat e hapura për mua do jetë realiteti i ardhshëm. Është koha për ta përqafuar këtë ndryshim,”-u shpreh Hajdari.

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Politik qëndrimi i opozitës së bashkuar kundër ndryshimeve në Kushtetutë ka nxitur debate në mbledhje. Rudina Hajdari u bëri me dije se me votat e opozitës së re, ndryshimet do kalojnë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndjente keqardhje për qëndrimin e PD e i bën thirrje pë reflektim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura keshilli politik rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll