Bota

“Shtëpia ka zot tani!”/ Tensionohet debati mes Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës, deputetja kritikoi Albin Kurtin, kryeparla

23 Korrik 2020, 15:25 Nga DOSJA
“Shtëpia ka zot tani!”/ Tensionohet debati mes Vjosa Osmanit

KOSOVË- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është tensionuar situata mes kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe deputetit të LDK-së, Kujtim Shala. Sipas mediave nga Kosova, konflikti ka nisur pasi Osmani ka ndërhyrë pas fjalës së ministres Meliza Haradinaj, e cila ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit.

Shala i është drejtuar Osmanit duke i thënë nuk mund të ndërhyjë dhe të bëjë komente të fjalimeve që bëhen në Kuvend pasi nuk e lejon procedura, ndërkohë kjo e fundit i është përgjigjur se ata nuk janë mësuar me kryetar që zbatojnë rregullat.

“Provat që ju mundoheni t’i paraqisni kundër Qeverisë janë të mjaftueshme. Por ju s’mund të bëni komente politike, sepse nuk e lejon procedura”, ka thënë Shala.

Ndërsa Osmani i është përgjigjur: Ju jeni mësuar me kryetar të Kuvendeve që i keni quajtur pjesë të bandave, dhe tashmë s’mund të duroni një kryetare që respekton rregulloren. Ju duhet të mësoheni sepse siç thonë amerikanët “There is a new Sherif in town” (shqipëruar: Shtëpia ka zot!).

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kosove kujtim shala vjosa osmani kosove kujtim shala vjosa osmani

Sondazh

Poll