Gjermania merr masa të rrepta për Covid-19/ Testim i detyruar për udhëtarët që kthehen nga vende me rrezik të lartë infe
23 Korrik 2020, 14:10Nga DOSJA
GJERMANI- Ministria e e Shëndetësisë në Gjermani ka vendosur që të gjithë personat që futen në Gjermani nga vendet që janë me rrezik të lartë për shkak të koronavirusit do t’i nënshtrohen testit.
Mediat e huaja kanë bërë të ditur se për këtë plan në aeroporte do të vendosen qendra për testim. Sakaq personat e kthyer nga vendet që kanë një numër të lartë të infeksioneve dhe që futen në Gjermani nëpërmjet kufijve tokësore do të duhet të testohen menjëherë pas arritjes në vendin e qëndrimit.
Masa vendoset me qëllim të shmanget karantina dyjavore për të porsakthyerit nga zonat me rrezik. Testimi do të jetë i detyrueshëm dhe falas. Marrëveshja joformale e arritur dje duhet të vërtetohet në konferencën e nesërme pas marrëveshjeve me institucionet lokale për shëndet publik ta cilat do ta organizojnë testimin.
Gjermania nga shtetet e Evropës si me rrezik krahas Rusisë dhe Ukrainës i numëron edhe BeH, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,102,105 të infektuar dhe janë ...
KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës në partinë e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.Lajmin e ka bërë vetë të ditur n...
KOSOVË-Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 181 persona.Rastet pozitive janë nga...
PRISHTINE- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli rezulton i infektuar me koronavirus, Gazeta Express ka publikuar lajmin, teksa shton se deri ...
KINË- Grupi Kombëtar Farmaceutik kinez, SinoPharm, ka deklaruar sot se vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati në fund të vitit 2020. SinoPharm, ka ka...
SHBA– Trembëdhjetë murgesha në një manastir në Michigan kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19. Murgeshat ishin nga mosha 69 deri në 99 vje...
KOSOVË -Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zbardhur detaje nga takimi i dytë që do të zhvillohet sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetë...
KOSOVË- Autoritetet e Prishtinës si dhe organizatat joqeveritare vendore e ndërkombëtare pohojnë se gjatë luftës së Kosovës (1998-1999) janë vrarë dhe zhdu...
KOSOVË -Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë sot takimin e radhës në Bruksel, i cili nisi javën e shkuar, me ndërmjetësimit e të dërguarit të BE, Miroslav La...