Bota

Bota në “luftë” me Covid-19/ Shkon mbi 631 mijë numri i viktimave dhe mbi 15.4 milionë i të infektuarve  

23 Korrik 2020, 13:58 Nga DOSJA
Bota në “luftë” me Covid-19/ Shkon mbi 631 mijë numri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,102,105 të infektuar dhe janë shënuar 146,199 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 41,190 ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 790 pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 82,890 viktima dhe 2,231,871 milionë të infektuar.
Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5,848 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 12,892 persona.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4,634 viktima dhe 83,729 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 22 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,082 viktima dhe në Francë 30,172, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,426 persona. Ndërsa Belgjika ka parë një rritje të numrit të të infektuarëve me koronavirus duke shtuar edhe më shumë frikën për një valë të dytë të pandemisë.
Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja.

Burimi:.worldometers.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll