Bota

Infektohet me koronavirus kreu i PDK-së në Kosovë, Kadri Veseli

23 Korrik 2020, 10:23 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus kreu i PDK-së në Kosovë, Kadri Veseli

PRISHTINE- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli rezulton i infektuar me koronavirus, Gazeta Express ka publikuar lajmin, teksa shton se deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga vetë Veseli ose nga zyrtarët e PDK-së.

Vetë gazeta ka pyetur edhe Zëdhënësin e PDK’së, Avni Bytyçi, i cili nuk ka pranuar të përgjigjet duke thënë shkurtimisht se nuk ka informacione për këtë temë.

Më herët edhe politikanë të tjerë në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është sëmurë me COVID-19 e po ashtu edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli me koronavirus kadri veseli me koronavirus

Sondazh

Poll