Bota

Thellohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Ministri i Arsimit infektohet me koronavirus

23 Korrik 2020, 14:50 Nga DOSJA
Thellohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Ministri i Arsimit

MAQEDONI E VERIUT– Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi, është infektuar me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi  në rrjetet sociale duke thënë se iu nënshtruar testimit duke qenë se shfaqi disa simptoma të lehta. Po ashtu ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e ekspertëve për parandalimin e Covid-19.

 “Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpuntorë. Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv! Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokolet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmive në përgjithësi. Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja!”, ka shkruar Ademi.

Kujtojmë këtu, se ditën e djeshme edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njoftoi se është infektuar me koronavirus.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arbër ademi koronavirusi ne maqedonine e veriut arbër ademi koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll