Bota

Urdhëroi mbylljen e konsullatës në Hjuston/ Kina kërcënon SHBA-në: Do të hakmerremi nëse nuk ndryshohet vendimi

23 Korrik 2020, 14:29 Nga DOSJA
Urdhëroi mbylljen e konsullatës në Hjuston/ Kina

KINW- Një ditë pasi SHBA ka urdhëruar mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston ka reaguar edhe Kina. Ditën e sotme zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze  Wang Wenbin ka kërcënuar SHBA-në duke e paralajmruar se nëse nuk do të ndryshonte vendim do të hakmerrej.

“ShBA papritmas kërkuan që Konsullata e Përgjithshme e Kinës në Houston të ndërpresë të gjitha operacionet dhe ngjarjet. Kina e dënon me forcë dhe i kërkon palës amerikane që të tërheqë vendimin e gabuar, përndryshe Kina do të marrë përfundimisht një përgjigje të nevojshme dhe të ligjshme”, tha Wang Wenbin.

Ditën e djeshme qeveria amerikane ka urdhëruar që të mbyllet konsullata kineze në Hjuston për të mbrojtur pronësinë intelektuale. Urdhri amerikan u bë i ditur ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po vizitonte Danimarkën.

“Kemi folur realisht për këtë. Nuk është vetëm pronësia intelektuale amerikane që është vjedhur, por gjithashtu edhe pronësia intelektuale evropiane, duke kushtuar qindra mijëra vende pune, punë të mira për njerëz punëtorë në të gjithë Evropën dhe Amerikën, të vjedhura nga Partia Komuniste Kineze”, tha Sekretari Pompeo.

Kina aktualisht ka ambasadën e saj në Uashington dhe përveç në  Houston ka  konsullatë në New York, L.A., San Francisco dhe Chicago. ShBA ka ambasadën e saj në Pekin dhe ka konsullata në qytetet kineze të Shangait, Guangzhou, Chengdu, Wuhan dhe Shenyang.

Burimi: nbcnews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine mbyllja e konsullates kineze shba kine mbyllja e konsullates kineze shba

Sondazh

Poll