Bota

Deputeti i partisë së Lëvizjes Vetëvendosjes rezulton pozitiv me COVID-19

23 Korrik 2020, 13:44 Nga DOSJA
Deputeti i partisë së Lëvizjes Vetëvendosjes rezulton

KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës në partinë e  Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur në një postim të në rrjetet sociale ku ka njoftuar  se gjendja e tij shëndetësore është mirë duke shtuar se tashmë është izoluar së bashku me familjen.

Postimi i plotë

Të dashtun,

Që nga e diela më janë shfaqur simptoma të Covid-19. Me rekomandim të mjekut jam izoluar dhe kam respektuar këshillat me përpikëri.Pak më herët kam pranuar telefonatën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të më konfirmuar se rezulati i testit tim për Covid-19 është pozitiv.

Sikurse unë, edhe Yllka ka simptomat e njëjta. Ndërkaq, në këtë periudhë izolimi, për ne po kujdeset Bindi, me dashni e “këshilla profesionale”. Ju falënderoj të gjithëve për dashninë dhe kujdesin që po tregoni për ne në këtë periudhë jo të lehtë.

Shëndet për ju dhe familjet tuaja.

P.S. Kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoni Covid-19, ju gënjen. Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fitim uka koronavirusi ne kosove fitim uka koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll