Politike

Yuri Kim e ashpër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, PD: Po vetohen si asnjë parti tjetër në rajon

22 Korrik 2020, 17:38 Nga DOSJA
Yuri Kim e ashpër për përzgjedhjen e kandidatëve për

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas thirrjes së ambasadores amaerikane Yuri Kim për “vetim” të të gjithë kandiatëve në listat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. 

Ish-deputetja pas postimit të ambasadores së SHBA-së shkruan se ndjehet krenare që PD-ja është partia që ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit në vend. Gjithashtu Tabaku theksoi se PD ka nisur një proces të ri brenda partisë për kalimin në filtra të kandidatëve të saj.

“Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Krenarë që PD po ndërmerr një proces të bazuar në meritë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen si në asnjë parti tjetër në rajon,”-shkruan Tabaku. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku listat e hapura yuri kim zgjedhjet parlamentare 2021 jorida tabaku listat e hapura yuri kim zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll