Bota

Kosova nën ‘pushtimin’ e Covid-19/ Regjistrohet një viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

22 Korrik 2020, 13:03 Nga DOSJA
Kosova nën ‘pushtimin’ e Covid-19/ Regjistrohet një

KOSOVË– Në Kosovë numri i viktimave dhe të infektuarëve nga Covid-19 sa vjen dhe rritet ditë pas dite. Së fundmi është raportuar se edhe një pacientë tjetër i infektuar nga Covid-19 ka ndërruar jetë.

Ky lajm është bërë me dije nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili përmes një postimi  në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se ky është rasti i dytë që vdes nga koronavirusi në këtë qytet.

“Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit.Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje. Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Pra #mbanimaskën, #respektojenidistancën dhe #pastroniduart. Ngushëllime të sinqerta familje.”-ka shkruar Kastrati.

Deri më tani në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë regjistruar  6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin Covid-19, prej të cilëve 145 kanë humbur jetën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll