Bota

Autoritetet mblodhën mbi 400 kufoma në rrugë dhe shtëpi, ky është shteti amerikano-jugor që po kalon situatë dramatike m

22 Korrik 2020, 12:40 Nga DOSJA
Autoritetet mblodhën mbi 400 kufoma në rrugë dhe shtëpi, ky

BOLIVI-Bolivia është një prej shteteve të Amerikës së Jugut, që po kalon një situatë dramatike për shkak të COVID-19. Autoritetet njoftuan të martën, se kanë grumbulluar mbi 400 kufoma nëpër rrugë dhe shtëpi, 85% e të cilëve dyshohet se kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

Një total prej 191 trupash u mblodh në Cochabamba, ndërsa 141 të tjerët në La Paz“, bën me dije drejtori i përgjithshëm i policisë Ivan Rojas.

Në qytetin më të madh të vendit, Santa Cruz, autoritetet kanë grumbulluar 68 trupa. Santa Cruz është zonë më e prekur nga COVID-19 në Bolivi dhe numëron rreth gjysmën e viktimave në total.

85% e trupave kishin simptoma të COVID-19, ata do të regjistrohen si raste të dyshuara. Pjesa tjetër ka ndërruar jetë nga sëmundje të ndryshme apo dhuna“, vijoi Rojas.

Drejtori i Institutit Mjeko-Ligjor, Andres Flores bën me dije se nga 1 prilli deri më 19 korrik, më shumë se 3000 turpa janë grumbulluar jashtë spitalit, të cilët kanë qenë me COVID-19, ose të dyshuar. Bolivia deri më tani numëron 2200 viktima nga COVID-19, nga 11 milion banorë në total.

Marrë dhe përshtatur nga Thejakartapost

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bolivi koronavirusi ne bote koronavirusi ne bolivi koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll