Bota

Protestë dhe kundërprotestë për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, Mustafa: Pse të pengohet ndërtimi i objektit të kul

22 Korrik 2020, 11:48 Nga DOSJA
Protestë dhe kundërprotestë për ndërtimin e

KOSOVË- Qytetarët e Prishtinës janë të ndarë në lidhje me ndërtimin e xhamisë së re në qytet. Një numër qytetarësh kanë protestuar kundër ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë, por nga ana tjetër të tjerë mbështesin ndërtimin e objektit të kultit.  Të pranishmit në protestë kanë thënë se nuk janë kundër xhamisë, por kundër modelit që është përzgjedhur.

Në anën tjetër është zhvilluar një kundërprotestë nga disa qytetarë, të cilët u kanë thënë protestueve të parë pse nuk kishin dalë edhe kundër ndërtimit të kishës ortodokse në kampusin universitar, rrënimit të objektit shkollor ku është ndërtuar katedralja dhe po ashtu kundër faljes së pronave manastirit në Deçan. Për këtë çështjet ka reaguar dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se inkurajon kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Protestat janë pjesë e ekspozimit demokratik. Sikurse, kjo e sotmja kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 për qind myslimanë. Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë….

Tendenca që të diktosh besimin dhe objektet fetare, nuk përkon me respektimin tonë të ndërsjellë dhe as me respektimin e vetëvetes. Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, një katedrale, një kishë në Prishtinë. Qytetet më të mëdha ua kanë vënë qytetarë të tyre vendet më të mira për xhami, siç është Londra. Është Tirana. Këtë e kam bërë edhe unë sa isha Kryetar i Prishtinës. E inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie. Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa ndertimi i xhamise ne prishtine xhamia ne prishtine isa mustafa ndertimi i xhamise ne prishtine xhamia ne prishtine

Sondazh

Poll