Bota

Majë vinçave/ Polakët “sfidojnë” rregullat e Covid-19 për të parë garën, shpikja e tyre për të respektuar distanci

22 Korrik 2020, 12:31 Nga DOSJA
Majë vinçave/ Polakët “sfidojnë” rregullat e

POLONI–  Pandemia Covid-19  ka krijuar një situatë të vështirë për shumë vende kudo në botë, duke kushtëzuar shumë aktivitete në mënyrë që të frenojnë sa të munden koronavirusin.

Mediat e huaja sëfundmi kanë publikuar disa foto që tregojnë se tifozët e çmendur në Poloni nuk qëndruan pa parë garën me motorrë, të pritur me shumë dëshirë, e për këtë arsye mes masave të rrepta të Covid-19 kanë marrë me qera 21 vinça për të parë lojën e ekipit të tyre duke respektuar ndërkohë rregullat e distancimit social.

“Motor Lubin” ka hyrë në garë kundër ekipit “KGM Grudziaz” afër një autostrade, por vetëm një numër i kufizuar tifozësh u lejuan për ta ndjekur në stadium, për shkak të kufizimeve të ndërmarra nga Covid-19.

Garat e shpejtësisë janë një ndër sportet më të ndjekur në Poloni dhe kjo u duk edhe më pasi tifozët u mblodhën sëbashku dhe morën me qera 21 vinça për të ndjekur garën e preferuar.

Burimi: sbnation

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kgm grudziaz motor lubin poloni kgm grudziaz motor lubin poloni

Sondazh

Poll