Bota

Përshkallëzohen tensionet SHBA-Kinë/ Konsullata kineze në Houston urdhërohet të mbyllet

22 Korrik 2020, 12:17 Nga DOSJA
Përshkallëzohen tensionet SHBA-Kinë/ Konsullata kineze në

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duket se nuk do të gjejnë paqe  për një kohë të gjatë.  Sëfundmi sërish dy palët janë në konflikt mes tyre.

Mediat e huaja shkruanin se po përshkallëzohen  sërish tensionet mes SHBA-së dhe Kinës. Sipas BBC SHBA-ja ka urdhëruar Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Houston të Teksasit deri të premten, por kjo lëvizje është cilësuar si një ‘provokim politik’ nga Pekini.

Departamenti i Shtetit tha se vendimi është marrë për të mbrojtur pronën intelektuale amerikane.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës, Wang Wenbin tha që ishte “i egër dhe i pajustifikuar”.

Por një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se veprimi është i pajustifikuar.

Ky vendim i SHBA-së vjen pasi persona të paidentifikuar u filmuan duke djegur letra në koshat e oborrit të konsullatës.  Kujtojmë se tensionet mes dy vendeve janë të larta prej kohësh. Administrata e Donald Trump është përplasur me Kinën për pandeminë e koronavirusit dhe tregtinë. Përplasje ka pasur edhe për ndërhyrjet e Kinës në Hong Kong. Por çfarë ndodhi në konsullatë?

Ditën e sotme është raportuar për lëvizje të dyshimta në konsullatë pasi disa kosha morën flakë. Nga pamjet e publikuara shihen njerëz që hedhin letra në kosha. Më vonë ata u filmuan duke hedhur ujë mbi koshat që po digjeshin. Ndërkohë shërbimet e emergjencës u thirrën, por nuk u lejuan të futen në konsullatë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine shba tensionet shba-kine kine shba tensionet shba-kine

Sondazh

Poll