Bota

Italia gati të nisë fushatën për daljen nga  BE, Gianliugi Paragone: Nesër prezntoj partinë time, do ndjek hapat e “Bre

22 Korrik 2020, 11:33 Nga DOSJA
Italia gati të nisë fushatën për daljen nga  BE,

ITALI-  Zyratarisht Italia do të nisë një fushatë për daljen e saj nga Bashkimi Evropian. Politikani italian Gianliugi Paragone, një ish-sentor i lëvizjes anti-themeluese Lëvizja 5 Yjet, ka thënë se është koha që Italia të nis një fushatë për daljen nga BE, e titulluar “Italexit”.

Kjo është rruga përpara, ne nuk mund të shantazhohemi më nga një mbledhja e taksave, duke i lejuar vetes të ofendojmë prestigjin e madh të Italisë. Për këtë arsye, më 23 korrik, në orën 10 të mëngjesit, në dhomën e shtypit të Dhomës së Deputetëve, zyrtarisht do të filloj partinë time për “Italexit”, duke paraqitur emrin dhe logon,” ka thënë Paragone

Shumë italianë u ndjenë të braktisur nga BE-ja gjatë kohës së COVID-19,  pasi vendi shpejt u bë epiqendra e Evropës dhe u “shkatërrua” nga virusi vrasës. Sipas “Express”, Paragone po shpreson të përfitojë nga ndjenja anti-BE, e krijuar gjatë pandemisë.

Ai ka zbuluar gjithashtu se është takuar me kreun e partisë “Brexit”, Nigel Franga, për të diskutuar në lidhje me krijimin dhe hapat që ndoqi partia “Brexit” dhe për marrë këshilla për largimin e shtetit  të tij nga “kafazi i BE”.

Gianliugi Paragone, vjen i dyti, pasi kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se ekzistenca e BE-së do të ishte nën kërcënim nëse vendet nuk do të bashkoheshin për të luftuar pandeminë COVID-19. Ndërkohë, sipas një sondazhi të Institutit Tecne në prill, ka rezultuar se 49% e 1000 italianve të anketuar janë dakord për largimin nga BE.

(K.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gianliugi paragone italexit gianliugi paragone italexit

Sondazh

Poll