Bota

E treta në botë, vaksina kineze ndaj COVID-19 futet në fazën finale të testimeve në Brazil

22 Korrik 2020, 10:57 Nga DOSJA
E treta në botë, vaksina kineze ndaj COVID-19 futet në fazën

BRAZIL-Një vaksinë e prodhuar nga autoritetet kineze do të futet në fazën e tretë të testimeve. Vaksina e prodhuar nga “Sinovach Biotech”, do të testohet në Brazil, përapra se të marrë autorizimin për t’u përdorur tek pacinetët me COVID-19.

Kjo vaksinë, është e treta në botë, e cila futet në fazën finale të testimit tek njerëzit.

Po jetojmë një periudhë hisorike, kjo është arsyeja pse dëshiroja të isha pjesë e testimit“, thotë doktori 27-vjeçar, që mori dozën e parë tek spitali në San Paolo.

Vaksina e njohur si “CoronaVac”, deri më tani është testuar tek 9000 punonjës të shëndetit në të gjithë vendin. Guvernatori i Sao Paolos, Joao Doria u shpreh se rezultatet do të shihen brenda 90 ditësh. Nëse vaksina testohet si e siguritë, “Sinovach Biotec”, do të prodhojë 120 milion doza.

Brazili është shteti i dytë në botë më i goditur nga COVID-19 pas SHBA-ve. Të hënën numri i të prekurve kaloi shifrën 80 mijë, ndërsa deri më tani janë regjistrua 2.1 milion të infektuar.Gjithashtu në Brazil po testohet vaksina e prodhuar nga “Astra Zeneca”, eksperimet i Universitetit të Oxford. Autoritetet braziliane kanë autorizuar gjithashtu fazën e tretë të testimeve, të prodhuar nga “US firm Pfizer dhe German’s BioNTech”. Aktualisht në të gjithë botën janë duke u zhvilluar 150 projekte kërkimore, për të zbuluar vaksinën ndaj virusit.

Marrë dhe përshatatur nga Bangkok Post

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote vaksina kunder covid-19 koronavirusi ne bote vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll