Bota

Dhjetë vjet nga konfirmimi i pavarësisë, Hyseni: Serbia bën ende thirrje absurde për statusin e Kosovës

22 Korrik 2020, 09:34 Nga DOSJA
Dhjetë vjet nga konfirmimi i pavarësisë, Hyseni: Serbia bën

KOSOVË – Koordinatori për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni ka përkujtuar 10 vjetorin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan, se pas 10 vjetësh, Serbia bën ende thirrje absurde për statusin e Kosovës.

Ai shton se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë, pasi Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, është legjitime dhe në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.

“Një dekadë nga fitorja më e madhe diplomatike e Republikës së Kosovës që vulosi subjektivitetin ndërkombtar të vendit tonë Sot, 22 korrik 2020, u bënë 10 vjet nga dita e konfirmimit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ditë kur u rikonfirmua besimi që kishim artikuluar në mënyrë konsistente në drejtësinë ndërkombëtare., sikundër edhe besimi i thellë në forcën dhe substancën e argumentit tonë në të dyja fazat e procesit. Dhjetë vjet pas, nga Serbia, dhe jo vetem ajo, bëhen përpjekje që ora të kthehet mbrapa, duke bërë thirrje absurde që të bisedohet për statusin e Kosovës. Kjo nuk bën të ndodhë, nuk duhet të ndodh, nuk guxon të ndodh dhe NUK DO TË NDODHË! Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, me një votë bindëse prej 10 me 4, erdhi në përfundim “se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”. Ky Mendim i Gjykatës ishte konfirmim dhe afirmim i qëndrimit të Kosovës dhe argumenteve ligjore përgjatë gjithë procesit këshillëdhënës. Pra mendimi nuk lë asnjë dyshim se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe është legjitime dhe në harmoni me të drejten ndërkombëtare. Gjykata poshtu ishte e qartë edhe në lidhje me Rezolutën 1244 të KS të KB: “Deklarata e pavarësisë nuk ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244(1999)” thuhet aty duke dhënë arsyetim të drejtpërdrejt: Rezoluta 1244 e KS të KB “ishte në thelb e disenjuar për të krijuar një regjim të përkohshëm për Kosovën …. Rezoluta nuk ka përmbajtur ndonjë dispozitë që merret me statusin final të Kosovës.” Prandaj, ekzistenca e Kosovës si shtet sovran nuk mund të shkelë rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Ndjehem krenar që e kam koordinuar gjithë procesin dhe e kam përfqësuar Republikën e Kosovës pranë GJND-së. Me kë rast edhe një herë dua të falënderoj ekipin e juristëve të udhëqur nga Sir Michael Wood dhe bashkëpuntorët e mi për punën e madhe”, shkruan Hyseni ndër të tjera.

Si sot 10 vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi të njohë Kosovës si shtet të pavarur dhe deklaratën e pavarësisë e quajti një dokument legjitim. Gjykata në atë kohë u shpreh se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare kur shpalli pavarësinë. Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni pavaresia e kosoves skender hyseni statusi i kosoves pavaresia e kosoves skender hyseni statusi i kosoves

Sondazh

Poll