Sport

Kapiteni i Tiranës i futet politikës, propozohet si deputet për Partinë Demokratike nga njësia 8

22 Korrik 2020, 11:59 Nga DOSJA
Kapiteni i Tiranës i futet politikës, propozohet si deputet për

TIRANË–  Gentian Muça, kapiteni i Tiranës dhe një nga futbollistët më shembullor të skuadrës ka marrë një tjetër vlerësim dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për në fushën e blertë,por në politë. 33 vjeçari si duket po kërkon një tjetër aventurë, pasi me futbollin edhe mosha nuk është në favor të Muçës për të vazhduar më gjatë aktivitetin.

Muça është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, dega 8, si një kandidat për përfaqësim politik në nivel qendror dhe lokal. Anëtarësia e ka plotësuar formularin dhe normalisht nuk ka munguar edhe një pozë.

Me reputacionin e tij, Gentian Muça pritet të ndikojë jo pak tek tifozët e Tiranës të cilët kanë një adhurim për kapitenin e tyre dhe me shumë dëshirë do të votonin për të.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gentian muca partia demokratike pd tirana gentian muca partia demokratike pd tirana

Sondazh

Poll