Sport

Ekipi shqiptar paguan shtrenjtë dhunën, tre zyrtarë dhe Mark Frroku përjashtohen përjetë nga futbolli

21 Korrik 2020, 20:40 Nga DOSJA
Ekipi shqiptar paguan shtrenjtë dhunën, tre zyrtarë dhe Mark

SHQIPËRI-Dhuna e ushtruar ndaj skuadrës së Egnatias në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, i ka kushtuar shtrenjtë skuadrës së Tërbunit, që është përjashtuar nga aktiviteti për sezonin aktual futbollistik dhe është zbritur një kategori më poshtë.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Komisionin të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku ndër të tjera janë pezulluar përjetësisht edhe tre nga zyrtarët e klubit, të cilët kanë qenë protagonistë të dhunës. Pas Parlamentit, është përjashtuar përjetë edhe nga aktivitetet sportive Mark Frroku, ish-deputeti, një prej sponsorëve të Tërbunit, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve. Bashkë me të është përjashtuar përjetë edhe shefi i klubit Dritan Frroku dhe zyrtari i klubit Alfons Gjergji.

Në sitën e Komisionin të Disiplinës kanë kaluar edhe shumë shfaqje josportive të tjera të ndodhura në kategoritë e ulëta të futbollit në Shqipëri, ndërsa këtë javë nuk ka asnjë dënim apo pezullim për futbollistë a klube të Superiores.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport egnatia mark frroku terbuni egnatia mark frroku terbuni

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2020, 11:34

TIRANË-Bashkia Tiranë që është aksionere e klubit të Tiranës, është “zgjuar” për të përshëndetur triumfin e klubit bardheblu,por edhe për të trumpetuar shp...