Sport

Skënderbeu me sy e vesh te vendimi i Gjykatës Federale, klubi korçar del me deklaratë për shtyp: Iu bëjmë thirrje…

22 Korrik 2020, 10:31 Nga DOSJA
Skënderbeu me sy e vesh te vendimi i Gjykatës Federale, klubi

KORÇË-Skënderbeu ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp, ku thuhet se vendimi i Gjykatës Vederale për dënimin e klubit korçar ende nuk ka ardhur, ndryshe nga sa është përfolur së fundmi.

Klubi bën me dije se ishte parashikuar që vendimi të jepej në fund të muajit të kaluar, por për shkak të pandemisë është shtyrë dhe ende nuk ka një datë fikse se kur do të jepet.

Reagimi i Skënderbeut:

Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi.

Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale.

Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të paverteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut.

Me respekt,

KF Skënderbeu

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cas fshf korce skenderbeu cas fshf korce skenderbeu

Sondazh

Poll