Sport

VIDEO/Milan “Ibracadabra”, kuqezinjtë i falen suedezit në fitoren ndaj Sassuolos

21 Korrik 2020, 21:52 Nga DOSJA
VIDEO/Milan “Ibracadabra”, kuqezinjtë i falen suedezit në

ITALI-Në mbrëmjen që nga Gjermania doli lajmi se Milani ka prishur akordin paraprak me Ralf Rangnick dhe ka vendosur të konfirmojë Piolin në pankinë edhe për sezonin e ardhshëm, ky i fundit udhëhoqi kuqezinjtë drejt një suksesi 1-2 në transfertën e vështirë ndaj Sassuolos

Megjithatë në minutën e 19-të te kuqezinjtë mendoi futbollisti më me eksperiencë në fushë, Zlatan Ibrahimovic, i cili sulmoi qendrën e zonës dhe shndërroi në gol një krosim të saktë të turkut Calhanoglu.

 

Sassuolo reagoi mirë dhe krijoi disa mundësi shënimi, ndërsa në minutën e 42-të fitoi një 11-metërsh me ndihmën e VAR-it, të cilin e shndërroi në gol befasia e këtij sezoni, Francesco Caputo.

Megjithatë dyshja Calhanoglu-Ibrahimovic “shpikën” një tjetër kombinim të bukur me turkun që shërbeu për gjigantin suedez dhe ky i fundit driboi portierin Consigli e shënoi golin e dytë personat dhe për Milanin.

Kjo ishte fitorja e 7 e Milanit në 9 ndeshje të zhvilluara që prej rifillimit të kampionatit, nëpërmjet të cilave ka grumbulluar 23 pikë duke shkuar në kuotën e 59 pikëve në total dhe me meritë në vendin e pestë të renditjes.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan sassuolo serie a milan sassuolo serie a

Sondazh

Poll