Sport

“Dua përballje me Manchester United dhe Chelsea”, Egbo shfrenon fantazinë: Tirana në grupet e Champions League, do të do

22 Korrik 2020, 10:58 Nga DOSJA
“Dua përballje me Manchester United dhe Chelsea”, Egbo shfrenon

TIRANË Tirana ka fituar titullin kampion dhe tani do të mendojë për Kupat e Europës. Bardheblutë do të duhet të ndërtojnë një ekip solid për të përballuar një edicion të gjatë dhe të lodhshëm. Egbo ka folur për “Brila FM”. Kur është pyetur nëse do t’i pëlqente që të luante ndaj Manchester United dhe Chelsea-t në grupet e “Champions League”, nuk do të vononte edhe përgjigja e dhënë nga trajneri i Tiranës.

“Këto janë ato mundësitë që jemi duke kërkuar pasi nëse ti fiton ndeshje të këtij niveli, atëherë Zoti të shtyn lart. “United ose Chelsea në Champions? Këto janë ato mundësitë që ne jemi duke kërkuar, pasi nëse fitojmë ndeshje të këtij niveli, atëherë Zoti të shtyn lart. Unë jam një person që nuk i frikësohem askujt dhe kjo më ka ndihmuar që të fitoj.

Prandaj mua më pëlqen që të shkojmë në grupet dhe të takojmë këto lloj ekipesh dhe t’i tregoj se unë e di se çfarë po bëj, pasi nëse beson në vete dhe në zot, atëherë të jepet gjithçka. Mund të mbaj pasaportë europiane, por unë nuk jam europian, jam nigerian 100%.

Është eksperienca në Nigeri që më ndihmoi të arrij këto suksese. Kam luajtur në kampionatin nigerian shumë mirë para se të largohesha, gjysmën e jetës sime e kam kaluar aty. Nëse do më vinte një ofertë për të drejtuar Nigerinë, nuk do e refuzoja. Është diçka shumë e mirë kur shteti jot të thërret dhe ju mund të shërbeni aty.”, u shpreh Egbo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea egbo manchester united nigeria tirana chelsea egbo manchester united nigeria tirana

Sondazh

Poll