Sport

Motra e Boldor tregon momentin e sherrit dhe koronavirusin: Falë zotit askush nuk ishte…

22 Korrik 2020, 11:39 Nga DOSJA
Motra e Boldor tregon momentin e sherrit dhe koronavirusin: Falë zotit

TIRANË–  Dejan Boldor, futbollist i Partizanit dhe motra e lojtarit Denisa Boldor, ishin kryefjala e mediave disa javë më parë për shkak se u akuzuan si burim të infektimi të lojtarëve me koronavirus. Në intervistën e dhënë për “Top Channel”, motra e lojtari tregon se nuk e di nga e mori virusin dhe tregon si e fitoi betejën së bashku me vëllain e saj. Në prononcimin e saj Denisa Boldor indirekt ka konfirmuar edhe lajmin se ka pasur një sherr mes disa lojtarëve të kuq dhe mbrojtësit Boldor, pas përgjigjeve të tamponëve. Ajo ka pohuar se askush nuk ka qenë agresiv me atë, gjë e cila dihet pasi protagonist ka qenë i vëllai.

Si ishte momenti kur mësuat se ishit pozitive dhe ku mendoni se mund ta keni marrë “COVID-19”?

Në momentin që më njoftuan se isha pozitive, ndodhesha në shtëpi dhe nuk ishte moment fort i këndshëm. Nuk e kam të qartë se ku e mora virusin, ndoshta personat pranë meje, në një bar ku isha ulur me miqtë e mi. Askush nuk besoj se e di se nga ku e merr virusin.

Si ishin ditët e karantinës?

Kjo karantinë nuk ishte njësoj si e para sepse këtë herë unë dilja në ballkon dhe shikoja që të gjithë kishin mundësinë të lëviznin në rrugë, ndërsa ne në shtëpi. Të paktën nuk isha vetëm, por me vëllain tim dhe kjo ishte shumë herë me mirë sesa ta kaloja vetëm qëndrimin e karantinës. Kështu që, e kaluam mirë.

Pasi mësuat se ishit negative, çfarë ndjesie ju krijoi?

Kur na thanë se ishim negativë, isha shumë e lumtur, doja të qaja, po dridhesha. Ishte ndjenja më e bukur që kam përjetuar sepse është sikur dikush të të thotë që ti je negative dhe nuk do të kesh më asnjë dhimbje. Ndjesia më e bukur në botë.

U përfol gjatë kësaj periudhe se pati edhe një incident mes futbollistëve të Partizanit dhe ndaj jush. Si qëndron e vërteta?

Falë Zotit, askush nuk ishte agresiv me mua. Nuk ishte një moment i mirë, por ne të dy tani jemi shumë mirë dhe nuk dua të flas më për këtë çështje.

E.Ç/ Burimi (Top Channel)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dejan boldor partizani superiore dejan boldor partizani superiore

Sondazh

Poll