Sport

Atalanta-Bologna, përballje edhe në pankina, ofendime pa fund mes Mihajlovic dhe Gasperinit

21 Korrik 2020, 20:47 Nga DOSJA
Atalanta-Bologna, përballje edhe në pankina, ofendime pa fund mes

ITALI-Nisi gjithçka me një bashkëbisedim miqësor mes Gian Piero Gasperinit dhe Sinisa Mihajlovic, në prag të ndeshjes mes Atalantës dhe Bolognës në “Geëiss Stadium”, por mjaftuan vetëm 36 minuta për të sjellë një përplasje mjaft të ashpër.Pas një faulli të akorduar në favor të skuadrës së Bolognës, nuk u kuptua mirë çfarë thanë Gasperini dhe pjesëtarë të stafit të tij, por reagimi i Mihajlovic ishte mjaft i ashpër dhe u dëgjua qartë në transmetimin e drejtpërdrejtë, i ndihmuar edhe nga mungesa e publikut.

“Fol me të tutë dhe mos na çaj t….n”, u dëgjua të thërriste disa herë trajneri serb, ndërsa arbitri La Penna u afrua pranë pankinave për t’i ndëshkuar të dy teknikët me karton të verdhë, por pas kërkesës së llogarisë nga ana e Gasperinit, i tregoi të kuqin këtij të fundit.

Sigurisht ky moment shtoi edhe më shumë tensionin mes palëve, me trajnerin e skuadrës bergamaske që nuk i kurseu disa fjalë në drejtim të Mihajlovic, para se të linte pankinën për të vijuar të drejtojë skuadrën nga tribuna e boshatisur.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta bologna gasperini mihajlovic atalanta bologna gasperini mihajlovic

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2020, 11:34

TIRANË-Bashkia Tiranë që është aksionere e klubit të Tiranës, është “zgjuar” për të përshëndetur triumfin e klubit bardheblu,por edhe për të trumpetuar shp...