Politike

Gjonaj flet për Reformën në Drejtësi: Është penguar nga  sulmet politike dhe ato brenda sistemit

22 Korrik 2020, 05:29 Nga DOSJA
Gjonaj flet për Reformën në Drejtësi: Është

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka bërë një analizë të Reformës në Drejtësi dhe shprehet se sulmet politike dhe ato brenda sistemit kanë penguar ecjen përpara të saj. Në një intervistë në “Përballë” në RTSH, Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi ka shumë probleme, pasi sipas saj shumë nuk e kanë dashur.

Një problematikë tjetër kanë qënë sulmet. Sot ka një problematikë shumë të madhe sidomos në sulmet politike apo ato brenda sistemit. Sulmet politike e pengojnë reformën? Patjetër që e pengojnë. Njerëzit të cilët kanë qënë promotorë dhe kanë qënë mbrojtës të reformës në drejtësi kanë qënë më shumë të sulmuar.

Dhe ndërkohë nga ana tjetër janë sulmuar dhe profesionistë jursitë të cilët kanë dashuër të kandidojnë në institucionet e reja të drejtësisë. Në momentin që shohin një sulm kaq të madh atëhere cdo profesionist mund të mendojë që nuk kam pse të atakohem politikisht.

Dhe ne kemi pasur raste, edhe në fillim të këtij viti apo në fund të vitit të kaluar. Dhe padyshim që politika ndikon në këtë mënyrë ashtu edhe sikurse edhe sulmet brenda sistemit të drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët me njëri tjetrin”, u shpreh ministrja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj reforma ne drejtesi etilda gjonaj reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll