Politike

“Faleminderit Kosovë”, Basha poston në Twitter flamurin kuq e zi që i dhuruan pasardhësit e Isa Boletinit

21 Korrik 2020, 22:10 Nga DOSJA
“Faleminderit Kosovë”, Basha poston në Twitter flamurin

KOSOVË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në Twitter, flamurin që mori dhuratë në kullën e Boletinëve në Kosovë. Kryedemokrati e ka shoqëruar foton me mbishkrimin “Faleminderit Kosovë”

Basha gjatë ditës së sotme zhvilloi homazhe tek varri i Isa Boletinit në Kosovë. Më pas ai vizitoi kullën e Boletinëve, i shoqëruar nga pasardhësit e heroit. Këta të fundit i dhuruan Bashës edhe një flamur i cili është ngritur nga Isa Boletini në qershor të 1912-ës gjatë kryengritjes në Kosovë.

Basha gjithashtu gjatë ditës së sotme në Kosovë, u takua me kyetarin e komunës së Kosovës, Shpend Ahmeti, atë të Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe zhvilloi homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

(g.sh../dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha merr dhurate flamurin kuq e zi lulzim basha basha merr dhurate flamurin kuq e zi lulzim basha

Sondazh

Poll