Shkalla e infektimit: Ja zonat më të prekura nga koronavirusi në Tiranë
21 Korrik 2020, 21:25Nga DOSJA
TIRANË – Epidemia e koronavirusit në Shqipëri është vetëm në fillimet e saj. Përjashtim nuk bën as Tirana edhe pse është vatra më e madhe e infeksionit të Covid-19.
Në këtë përfudim ka dalë studimi i mjekëve Genc Sulçebe dhe Alban Ylli. Pas testimeve serologjike të kryera në grupe të caktuara në popullatën e kryeqytetit rezultoi se vetëm 6-7% e tyre e kanë kaluar koronavirusin. Epidemiologu Alban Ylli thotë se jemi larg imunitetit kolektiv dhe me pozitivitet më të ulët krahasuar me vendet e tjera.
Virusi do të vijojë përhapjen gjatë verës dhe në shifra më të shtuara se aktualisht. Epidemiologu Alban Ylli propozon frenimin e hapjes së mëtejshme, vendosjen e masave drastike deri dhe në shtyrjen e vitit të ri shkollor, në varësi të ecurisë së sëmundjes.
Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik është kritik ndaj qytetarëve në lidhje me mosrespektimin e masave. Ai kërkon ndërgjegjësimin e popullatës për t’u përshtatur me këtë normalitete të ri që nuk dihet sa do të zgjasë deri në daljen e vaksinës.
Nga testimi i kryer në popullatën e Tiranës u vunë re diferenca të përhapjes së virusit edhe brenda zonave. Lagjja pranë Poliklinikës 9 në rrugën e Kavajës, zona e “Pazarit te Ri” dhe ajo pranë rrugës “Siri Kodra” rezultuan me numrin më të lartë të personave pozitive nga Covid-19. Ndërsa zona pranë sheshit “Willson”, lagjja poshtë Liqenit Artificial dhe Lapraka kishin numër më të ulët të infektuarish.
GREQI– Nëna e Konstantinos Katsifas, i cili u vra nga forcat RENEA më 28 tetor 2018 në Bularat, ka shkuar në Qipro ku edhe po merr pjesë në përvjetorin e ...
ELBASAN-Policia po vijon hetimet për të zbardhur vrasjen e Emiljano Ramazanit, por për momentin nuk ka asnjë emër konkret. Blutë e Elbasanit kanë dyshime se ekz...
GREQI- Familjarët e Maria Hysenit kanë shkuar për të parë nga afër vendin ku ndërroi jetë e mitura. Një grup me njerëz, u mblodhën para derës së kishës, ku 16-v...
Shën Sofia, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila ka qenë në zemër si të Bizantit të krishterë ashtu edhe të perandorisë Osmane myslimane, është nj...
Aktualitet21 Korrik 2020, 20:29
TIRANË– Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka dhënë detaje lidhur me infektimin e tij nga pandemia e koronavirusit.I ftuar në emisionin “A show”, Buzhala t...
ITALI- Një taksist italian është arrestuar ditën e dielë pasi tentoi të përdhunojë një 19-vjeçare shqiptare që kishte shkuar në Itali dy muaj më parë. Si...
TIRANË – Mjeku Pëllumb Pipero ishte i pranishëm sot në studion e “Ora News”, ku foli për rëndësinë e mbajtjes së maskës gjatë pandemisë. Ai erdh me maskë n...
VLORË -Makina luksoze e Burim Zyberit u dogj ditën e sotme në një parking në Lungomare. Në pamjet filmike të siguruara nga policia, shihet një person i cil...