Aktualitet

“Ne jemi fshatra të pastër grekë!”/E ëma e Kaçifas shkon në Qipro: Fëmija im e donte flamurin, qaj si nënë,

21 Korrik 2020, 21:19 Nga DOSJA
“Ne jemi fshatra të pastër grekë!”/E ëma e

GREQI– Nëna e Konstantinos Katsifas, i cili u vra nga forcat RENEA më 28 tetor 2018 në Bularat, ka shkuar në Qipro ku edhe po merr pjesë në përvjetorin e pushtimit turk të vitit 1974.

E ftuar në emisionin “Sigma Mesimeri”, ajo u shpreh situata në “Epirin e Veriut”, ashtu si edhe në Qipro, është e ngjashme duke pretenduar se minoriteti grek keqtrajtohet nga vendasit. Ajo shtoi se i biri kishte bërë diçka të drejtë dhe ishte vratë padrejtësisht nga forcat shqiptare, megjithatë ajo ishte e kënaqur pasi i biri kishte dhënë jetën për një kauzë të drejtë.

“Ne jemi njësoj. Ne jemi grekë të krishterë autoktonë. Ne jemi fshatra të pastër grekë. Fëmija im e donte flamurin dhe kombin. Ai nuk bëri asgjë më shumë se kaq dhe është ekzekutuar padrejtësisht. Flamuri, kombi na takon neve. Gjithçka na përket neve, ne kemi lindur grekë dhe ne grekët do të vdesim. Fëmija im nuk bëri asgjë. Ai ngriti flamurin  dhe i thanë të shkojë dhe ta ulë. Ai u përgjigj “unë e ngrita atë, ju nëse guxoni uleni. Fëmija im nuk shqetësonte askënd. Unë falenderoj perëndinë që ai nuk vrau askënd. Jam e lumtur që kam një pasur fëmijë të tillë. Qaj si nënë, më mungon fëmija por jam e kënaqur që ai e bëri këtë përpjekje për helenizëm”.

 

Gjithashtu, më tej në fjalën e saj Vasiliki madje tha që pret shumë nga kryeministri grek për zbardhjen e vrasjes të së riut duke shtuar se derisa të vdesë ajo do të kërkojë drejtësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nena e konstantinos katsifas vrasja e kaçifasit nena e konstantinos katsifas vrasja e kaçifasit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 20:29

TIRANË– Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka dhënë detaje lidhur me infektimin e tij nga pandemia e koronavirusit.I ftuar në emisionin “A show”, Buzhala t...