Aktualitet

“Nuk e kam lexuar urdhërin e qeverisë për mbylljen e lokaleve”, Pipero jep zgjidhjen: Të shfrytëzohen mjediset

21 Korrik 2020, 19:56 Nga DOSJA
“Nuk e kam lexuar urdhërin e qeverisë për mbylljen e

TIRANË -Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh nga studio e “Ora News”, se nuk e ka lexuar vendimin e qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimin e muzikës. Pipero tha se një zgjidhje për këtë situatë mund të jetë shfrytëzimi i mjediseve të hapura dhe respektimi i protokolleve.

Më tej mjeku ka shtuar, se jeta e qytetarit është më e rëndësishme sesa një fundjavë argëtimi.

Unë nuk e kam lexuar të zbardhur urdhrin e qeverisë, por e kam dëgjuar sikurse e keni dëgjuar edhe ju, që ndalohet muzika pas orës 20:00, jo të mbyllet lokali. Mendoj se mund të shfrytëzohen mjediset e hapura dhe të ketë respektim të protokolleve. Jeta e një qytetari është shumë herë më e rëndësishme se sa një natë argëtimi në fundjavë, që do të jetë një kufizim 2-3 mujor.

Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë vendosi mbylljen e lokaleve të natës dhe lounge bareve. Vendimi irritoi artistët, pronarët dhe punëtorët e lokaleve të natës, të cilët në këtë mënyrë sigurojnë jetesën. Ata zhvilluan edhe dy protesta, të cilat u shpërndanë me forcë nga policia, ndërsa u shoqëruan disa prej tyre.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e lokaleve pellumb pipero mbyllja e lokaleve pellumb pipero

Sondazh

Poll