Aktualitet

Plani djallëzor, u ofrua që ta përcillte në shtëpi, taksisti italian tenton të përdhunojë 19-vjeçaren shqiptare

21 Korrik 2020, 20:16 Nga DOSJA
Plani djallëzor, u ofrua që ta përcillte në shtëpi,

ITALI- Një taksist italian është arrestuar ditën e dielë pasi tentoi të përdhunojë një 19-vjeçare shqiptare që kishte shkuar në Itali dy muaj më parë. Sipas mediave të huaja ngjarja shokuese ka ndodhur në Trezzano në një stacion autobuzi teksa e reja po priste urbanin. Policia ka bërë të ditur se burri në moshën 50-vjecari i kishte ofruar që ta përcillte në shtëpi dhe vajza pranoi me mirësjellje.

Gjatë rrugës, ai ishte futur në një rrugicë të ngushtë me pak makina dhe më pas ka nisur ta prek shqiptaren në vende intime madje ka tentuar me forcë që të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Për fat të mirë aajza ia doli që t’ia mbathte duke ulëritur në rrugë për taksistin që kishte tentuar të abuzonte me të. Të parët që e ndihmuan ishin vullnetarët e kryqit të gjelbër të Trezzano, të cilët e mjekuan dhe e sollën në spital, ku më pas kanë lajmëruar edhe karabinerët.

Efektivët nisën menjëherë punën për të identifikuar autorin, të cilin e kapën dhe e arrestuan në shtëpinë e tij për ta çuar më pas në burgun e San Vittore.

Burimi:today.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptarja ne itali itali shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll