E shkuara e errët kriminale e viktimës në Elbasan, Ramazani “ndërmjet dy zjarreve”, sherri mes bandës së ‘Sakati
21 Korrik 2020, 21:13Nga DOSJA
ELBASAN-Policia po vijon hetimet për të zbardhur vrasjen e Emiljano Ramazanit, por për momentin nuk ka asnjë emër konkret. Blutë e Elbasanit kanë dyshime se ekzekutimi lidhjet me përpalsjet e fundit në këtë qytet mes dy grupeve kriminale që veprojnë mes Peqinit dhe Elbasanit.
Sipas gazetarit Elton Qyno, dy bandat që veprojnë në këto zona janë grupi i “Sakatit” i cili drejtohet nga 3 vëllezër dhe grupi i “Tarzanit”. Në zonën ku veprojnë këto dy grupe kriminale, në harkun kohor të 18 muajve janë vrarë gjashtë persona, ndërsa janë plagosur rëndë dy të tjerë, si pasojë e konflikteve për pazaret e drogës. Viktima e fundit e këtij kalvari të gjatë vrasjesh është Emiljano Ramazani, i cili kishte njohje me Talo Çelën, personin që është në kërkim për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas dhe ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës.
Sipas pamjeve filmike në zonë, viktima është mbajtur në mbikëqyrje dhe më pas është qëlluar sapo ka dalë nga palestra. Nga makina e autorëve, ka dalë një person i cili ka qëlluar 5 herë me pistoletë. Ai kishte vendosur kapuç në kokë, ndërsa mbante edhe një maskë anti-covid. Pas ekzekutimit, ai vrapoi drejt makinës, e cila e priste në buzë të rrugës. Gjithashtu autorët kanë kaluar disa herë para patrullës së policisë, e cila nuk i ka bërë shenjë për të ndaluar. Ata më pas janë drejtuar drejt zonës së Papërit, ku dogjën makinën “Volkswagen”, së bashku me dy kallashnikovë që ndodheshin brenda.
Viktima Emiljano Ramazi kishte një background të pasur kriminal. Në shkurt të 2019-ës ai është shpallur në kërkim për plagosje të lehtë dhe 7 muaj më vonë është arrestuar me 50 doza metanol. Kësisoj ai u lirua dhe çështja e tij u pushua nga prokuroria. Ramazi rezulton i dënuar vetëm një herë për shpërndarje kokaine në Elbasan. Në 2017-ën Prokuroria e Elbasanit nisi një hetim për të dhe Mariglen Kamamin, për shpërndarje kokaine. Një vit më vonë të dy këta persona u morën të pandehur dhe dërguar në gjykatë.
Organi i akuzës kërkoi 8 vite burg për Ramazanin dhe 7 vjet për Kamamain, mirëpo në fund të procesit ata dolën të pafajshëm. Aktualisht çështja është apeluar dhe dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- Familjarët e Maria Hysenit kanë shkuar për të parë nga afër vendin ku ndërroi jetë e mitura. Një grup me njerëz, u mblodhën para derës së kishës, ku 16-v...
Shën Sofia, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila ka qenë në zemër si të Bizantit të krishterë ashtu edhe të perandorisë Osmane myslimane, është nj...
Aktualitet21 Korrik 2020, 20:29
TIRANË– Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka dhënë detaje lidhur me infektimin e tij nga pandemia e koronavirusit.I ftuar në emisionin “A show”, Buzhala t...
ITALI- Një taksist italian është arrestuar ditën e dielë pasi tentoi të përdhunojë një 19-vjeçare shqiptare që kishte shkuar në Itali dy muaj më parë. Si...
TIRANË – Mjeku Pëllumb Pipero ishte i pranishëm sot në studion e “Ora News”, ku foli për rëndësinë e mbajtjes së maskës gjatë pandemisë. Ai erdh me maskë n...
VLORË -Makina luksoze e Burim Zyberit u dogj ditën e sotme në një parking në Lungomare. Në pamjet filmike të siguruara nga policia, shihet një person i cil...
TIRANË -Mjeku Pëllumb Pipero ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00. I ftuar në “Ora Ne...
BULLGARI– Një shtetas shqiptar, mjek në profesion prej ditësh ishte shpallur i zhdukur në Bullgari. Ditën e sotme mediat vendase kanë raportuar se kardiologu d...